
Shqipëria mund të jetë një destinacion tërheqës edhe pas përfundimit të sezonit të verës, me temperatura më të buta, më pak vizitorë dhe çmime më të favorshme.
Lonely Planet Italia veçon Gjirokastrën dhe Beratin për vizita gjatë vjeshtës, kur qendrat historike dhe kalatë mund të eksplorohen me më pak fluks turistësh.
Në listën e sugjerimeve përfshihen edhe Kanioni i Osumit, Tirana dhe Alpet Shqiptare, përfshirë shtegun Theth-Valbonë dhe Majën e Jezercës.
Edhe Riviera Shqiptare mbetet një alternativë deri në tetor, me më pak njerëz në plazhe dhe temperatura ende të përshtatshme në Detin Jon. Mes destinacioneve përmenden Gjipeja, Kakomeja, Himara dhe Dhërmiu.