09.11.2026
Politike

Gjoba e parë 500 mijë lekë për dhunën në protestë

Policia ka vendosur gjobën e parë prej 500 mijë lekësh në zbatim të paketës së re për shkeljet gjatë protestave.

TIRANË, 9 nëntor – Policia ka vendosur gjobën e parë prej 500 mijë lekësh në zbatim të paketës së re kundër dhunës gjatë protestave.

I gjobituri është një i ri me maskë, i identifikuar pas protestës së së shtunës para Kryeministrisë.

Sipas policisë, ai hodhi gurë dhe kapsolla dhe nuk iu bind thirrjeve për të ndaluar veprimet e dhunshme.

Paketa e miratuar më 28 tetor parashikon gjoba nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë për shkeljet e përcaktuara në ligj.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.