09.11.2026
Rajoni

Kosovë, 534 mjekë pa punë

Në Kosovë janë 534 mjekë të papunë, ndërsa qindra të tjerë punojnë jashtë vendit, sipas Odës së Mjekëve.

PRISHTINË, 9 nëntor – Në Kosovë figurojnë 534 mjekë të papunë, ndërsa qindra të tjerë e ushtrojnë profesionin jashtë vendit.

Sipas Odës së Mjekëve, vetëm gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti janë licencuar 1,042 mjekë.

Të dhënat e Odës Federale të Mjekëve të Gjermanisë tregojnë se në vitin 2025 atje ishin regjistruar 611 mjekë nga Kosova, prej të cilëve 568 profesionalisht aktivë.

Studentët e Mjekësisë thonë se mungesa e vendeve të punës dhe e mundësive për specializim po i shtyn të diplomuarit të largohen.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.