PRISHTINË, 16 nëntor 2026 – Në Kosovë, 177 pacientë që trajtohen me dializë po përballen prej muajsh me mungesën e terapisë Sevelamer, e përdorur për kontrollin e nivelit të fosforit në gjak.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës konfirmoi se nuk ka kontratë të vlefshme për furnizimin me këtë bar. Pacientët detyrohen ta blejnë vetë në farmaci.
Një kuti kushton rreth 95 euro. SHSKUK-ja ia ka atribuar vështirësitë operatorëve ekonomikë dhe mungesës së një kontrate për furnizim.