BRUKSEL — Udhëheqësit e Bashkimit Europian pritet t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes tyre.
Kërkesa përfshihet në projektdeklaratën e samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 25 nëntor. Dokumenti është parë nga gazeta KOHA.
Sipas draftit, mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të pengojnë afrimin e të dyja palëve me BE-në. Përparimi në dialog lidhet edhe me përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes.