Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se pret rezultate të rëndësishme nga takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping, të planifikuar për të enjten në Shenzhen.
Duke folur në një forum ekonomik në Kinë, Putin tha se bashkëpunimi mes vendeve është i nevojshëm në një kohë tensionesh politike dhe ekonomike.
Putin zhvilloi të mërkurën edhe bisedime të veçanta me Xi-në. Presidenti kinez bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Moskës.