Dhomat e Specializuara të Kosovës dënuan të martën Hashim Thaçin me 17 muaj burg në një çështje të veçantë për pengim të drejtësisë. Gjykata e shpalli fajtor për përpjekje për të penguar zyrtarët në detyrë, zbulim të informacionit konfidencial dhe mosbindje ndaj urdhrave të saj.
Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burg, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi mori një muaj burg me kusht.
Vendimi lidhet me pengimin e drejtësisë dhe është i ndarë nga procesi gjyqësor ndaj Thaçit për krime lufte.