18.11.2026
Sport

Interi përgatitet të hapë akademi futbolli në Tiranë

Marrëveshja mes Interit, FSHF-së, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Inter Club Albania parashikon zhvillimin e një akademie për të rinjtë, trajnerët dhe vajzat.

Klubi italian Inter ka nënshkruar marrëveshje për hapjen e një akademie futbolli në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua më 17 nëntor nga Interi, Federata Shqiptare e Futbollit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Inter Club Albania.

Projekti synon të krijojë mundësi stërvitjeje për futbollistët e rinj, të ofrojë trajnime për trajnerët dhe të zhvillojë programe për vajzat.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.