Senati i Italisë miratoi të martën dekretin që lejon transferimin e emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri.

Senati italian votoi të martën pro dekretit të qeverisë që përfshin Shqipërinë në menaxhimin e flukseve të emigrantëve të paligjshëm. Dekreti kaloi me 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim.
Ligji lejon transferimin në Shqipëri të emigrantëve të ndaluar në ujërat ndërkombëtare, si dhe të atyre që ndodhen në qendrat italiane të riatdhesimit dhe që janë subjekt urdhri dëbimi ose paraburgimi të miratuar nga gjykatat.
Qendra e Gjadrit mbetet pika kryesore e pritjes. Dekreti është pjesë e marrëveshjes Italo-Shqiptare të nënshkruar më 6 nëntor 2023.