29.10.2026
Ekonomi

Qeveria heq taksën e qarkullimit nga nafta, do ta mbledhë përmes automjeteve

Sipas Ramës, heqja e taksës mund ta ulë çmimin me rreth 32 lekë për litër; propozimi është pjesë e paketës fiskale 2027 dhe nuk ka hyrë ende në fuqi.

TIRANË, 29 tetor – Çmimi i naftës pritet të ulet me rreth 32 lekë për litër, pasi qeveria njoftoi se do ta heqë taksën e qarkullimit nga karburantet.

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se taksa do të mblidhet përmes automjeteve dhe jo më në çmimin e naftës në pompë.

Aktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër. Bashkë me TVSH-në, ajo shton 32.4 lekë në çmimin përfundimtar.

Qeveria parashikon gjithashtu një taksë të re për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri.

Rama nuk dha hollësi për shumën që do të paguajnë pronarët e automjeteve, mënyrën e llogaritjes apo datën e zbatimit.

Ndryshimi është pjesë e paketës fiskale për vitin 2027 dhe nuk ka hyrë ende në fuqi.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.