29.10.2026
Sociale

Falja e gjobave hyn në fuqi

Vendimi i qeverisë për fshirjen dhe faljen e masave administrative të vendosura nga viti 2015 deri në nëntor 2024 ka hyrë sot në fuqi, sipas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për faljen dhe fshirjen e masave administrative për periudhën 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024, i miratuar tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfshin penalitetet e vendosura nga gjashtë inspektorate: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), policia e shtetit dhe ajo bashkiake, Inspektorati Kombëtar i Ushqimit (AKU), si dhe Inspektorati Shëndetësor. Përfitues janë individët dhe subjektet e ndëshkuara për ndërtim pa leje, shkelje në sektorin agro-përpunues dhe shkelje të masave anti-COVID.

Procesi zbatues parashikohet të zgjasë 60 deri në 80 ditë. Fillimisht institucionet do të hartojnë listat e gjobave për fshirje dhe do t’i përcjellin në drejtoritë përkatëse, të cilat kanë 30 ditë për të zbatuar fshirjen dhe për ta pasqyruar në sistem.

Individët që pretendojnë se nuk u është falur gjoba, pavarësisht se hyjnë në kriteret e vendimit, duhet të paraqesin kërkesë pranë institucionit që ka vendosur penalitetin.

Shpenzimet për realizimin e këtij procesi do të përballohen nga vetë institucionet zbatuese.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.