Artan Lame ka ndërruar jetë në Gjermani pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Ai ishte një nga figurat publike dhe studiuesit më të njohur të historisë shqiptare.

Ka ndërruar jetë në Gjermani Artan Lame, pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar në zemër dhe disa ditësh në gjendje kome. Mësohet se ai ndërroi jetë pak çaste pasi kishte dalë nga gjendja e komës.
Artan Lame ka mbajtur funksione të larta në administratën shtetërore, përfshirë postin e zëvendësministrit dhe drejtuesit të Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. Ai ishte i njohur edhe për pasionin e tij të thellë për historinë, duke u bërë një prej koleksionistëve më të shquar në vend.
Largimi i tij në moshë të re përbën një humbje të madhe për familjen, komunitetin akademik dhe opinionin publik shqiptar.