PRISHTINË, 5 nëntor – Kosova nuk ka shënuar përparim të rëndësishëm në drejtësi dhe të drejtat themelore, sipas raportit të Komisionit Europian të publikuar të mërkurën.
Raporti thotë se bllokimi i institucioneve gjatë vitit të kaluar ka ngadalësuar reformat.
BE-ja kërkon përfundimin e reformës në drejtësi, luftë më të fortë kundër korrupsionit dhe ndryshime në ligjet për mediat.
Megjithatë, janë shënuar përmirësime në administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe shërbimet financiare.
Raporti vlerëson edhe përputhjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së.
Brukseli kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë dhe përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin serb.