UASHINGTON, 5 nëntor – Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar luftën me Iranin për humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku demokratët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit.
Sipas Reuters, Vance vuri në pikëpyetje koston politike dhe ekonomike të luftës. Presidenti Donald Trump, ndërkaq, mbrojti vendimin për ndërhyrjen ushtarake.
Fitorja u jep demokratëve mundësinë të bllokojnë një pjesë të nismave të administratës dhe të nisin hetime parlamentare ndaj saj.
Shumica e re e Kongresit do të marrë detyrën në janar.