BRUKSEL, 5 nëntor – Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në fund të këtij viti dhe ta nënshkruajë traktatin e pranimit që në qershor 2027.
Komisioni Europian e paraqiti këtë vlerësim në raportin vjetor të zgjerimit, të publikuar të mërkurën.
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 kapituj të negociatave dhe konsiderohet vendi kandidat më pranë anëtarësimit në BE.
Qeveria malazeze synon anëtarësimin në vitin 2028. Për këtë, vendi duhet të përfundojë reformat dhe traktati i pranimit të ratifikohet nga të 27 shtetet anëtare të BE-së.