19.09.2026
Politike

Shqipëria drejt BE, Brukseli vlerëson progresin e reformave

Shqipëria po vlerësohet si një nga vendet me përparimin më të shpejtë drejt integrimit në BE, ndërsa eurodeputetët pritet të japin këtë të mërkurë një vlerësim pozitiv për reformat e kryera gjatë muajve të fundit.

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian shqyrton të mërkurën ecurinë e reformave në vendet kandidate për në BE. Shqipëria pritet të marrë vlerësim pozitiv për përmbushjen e kritereve.

Në tetë muaj, Shqipëria ka hapur 27 kapituj negociues, duke përfshirë grupkapitujt 3 dhe 27. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më përpara se çdo vend tjetër i rajonit në rrugën drejt BE-së.

Ajo konfirmoi se Shqipëria mund të përmbyllë të gjitha kapitujt deri në fund të vitit 2027, me synim anëtarësimin në BE brenda vitit 2030. Shqipëria vlerësohet për përputhjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.