
Gjykimi ndaj Vladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq për akuzat e terrorizmit dhe veprave të rënda penale në rastin “Banjska” vijon sot me seancën e dytë.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca e dytë ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023.
Tre të akuzuarit u arrestuan pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në seancën e parë, të tre u deklaruan të pafajshëm. Prokurori special paraqiti video nga dronët për të dëshmuar organizimin e sulmit.
Për 42 të akuzuar të tjerë, përfshirë Millan Radoiçiqin, kërkesa për gjykim në mungesë u rrëzua nga gjykata.