19.09.2026
Sport

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s, Kosova ngjitet

Tiranë – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka rënë me dy pozicione në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 68-të pas barazimeve me Serbinë dhe Letoninë në kualifikueset për Kupën e Botës “SHBA 2026”.

Ndërkohë, Kosova ka shënuar përparim, duke u ngjitur dy pozicione dhe duke u renditur në vendin e 95-të.

Në krye të renditjes globale vijon të qëndrojë Argjentina, ndërsa Spanja ka kaluar në vendin e dytë duke lënë pas Francën, që ka humbur një pozicion.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.