
Gjashtë të arrestuarit e operacionit “XUEX” dolën sot para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini akuzohen se kishin rol kyç në funksionimin e një skeme mashtruese online. Ata përballen me veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Operacioni u shtri në disa qytete dhe u zbulua nga agjentë të infiltruar të policisë. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë edhe arrestime të tjera. Çifti Erledio dhe Alma Shebeku mbeten ende në kërkim.