
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për miratimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare.
Seanca vjen pas 18 shtatorit, kur qeveria e re mori votëbesimin në 25 minuta mes kaosit të opozitës.
Deri tani janë votuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga Partia Socialiste. Mungesa e përfaqësuesve të opozitës ka bllokuar plotësimin e pjesës tjetër të komisioneve.
Sot pritet të hidhen në votim përbërjet e plota. Mbetet e paqartë nëse opozita do të marrë pjesë apo do të përsërisë bojkotin, duke rrezikuar një tjetër seancë të tensionuar.