
Kryeministri Edi Rama hapi fushatën e Tetorit Rozë dhe u bëri thirrje grave e vajzave të kryejnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale.
Në një postim në rrjete sociale, ai kërkoi “pak kohë për t’u kujdesur për veten” duke përfituar nga shërbimi falas gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Presidenti Bajram Begaj inkurajoi gratë dhe vajzat dhe theksoi se parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm “shpëtojnë jetë”.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje vajzave dhe grave të kryejnë mamografinë dhe ekografinë e gjirit, duke nënvizuar rolin e mjekëve në parandalim dhe zbulim të hershëm.
Tetori Rozë shënohet çdo vit nga institucionet shëndetësore dhe organizatat vendase e ndërkombëtare me fushata sensibilizuese dhe shërbime të dedikuara për kontrollin e hershëm.