
Masat për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike kanë hyrë në fuqi, tha kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar ndëshkime të rënda për ndërtimet e paligjshme.
Inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike bëhen detyrim ligjor. Çdo metër katror rreth një godine që i jepet përdorimit publik nuk do të konsiderohet më pronë private.
Nuk do të lejohet futja e banorëve në apartamente pa përfunduar objekti dhe pa dokumentet e pronësisë. Furnizimi me ujë dhe energji do të bëhet vetëm pas certifikatës së përdorimit.
Arkitekti përgjegjës përfshihet detyrimisht në fazën e zbatimit dhe mban përgjegjësi ligjore për devijimet nga projekti. Njësitë vendore do të kryejnë katër faza të detyrueshme kontrolli përpara lëshimit të certifikatës së përdorimit.
Për ndërtimet jashtë lejes, konfiskohet sipërfaqja e paligjshme deri në 10%; mbi këtë prag konfiskohet i gjithë objekti.