
Partia Demokratike do t’u propozojë aleatëve mbështetjen e kandidaturës së artistit Florjan Binaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë, deklaroi Sali Berisha në një konferencë për media.
Binaj u shpall një ditë më parë kandidat i pavarur. Berisha e prezantoi si figurë të angazhuar me kauza qytetare dhe kërkoi bashkim të opozitës rreth tij.
PS ka shpallur kandidate Ogerta Manastirliun, ndërsa Lëvizja BASHKË garon me Arlind Qorin.
Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor mbahen në gjashtë bashki: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Fushata nis më 1 nëntor; afati për regjistrimin e partive si subjekte zgjedhore mbyllet më 11 tetor.