
Organizohet sot dhe nesër në Tiranë Konferenca e Tretë të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që trajton sfidat dhe strategjitë globale në sigurinë digjitale.
Në takim marrin pjesë drejtues politikë, ekspertë të lartë dhe përfaqësues të industrisë nga vendet anëtare e partnere të Aleancës.
Konferenca hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe të drejtorit të AKSK, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përcjell një videomesazh.
Diskutimet fokusohen në forcimin e mbrojtjes kibernetike të NATO-s, investimet strategjike dhe llogaridhënien, kërcënimet gjeopolitike në hapësirën digjitale, si dhe rolin e sektorit privat në rritjen e rezistencës dhe bashkëpunimin rajonal.