
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se tastiera është kthyer në “armë lufte” që shënjestron çdo ditë shoqëritë demokratike.
Në një mesazh online në Konferencën e Tretë të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ai paralajmëroi për rritjen e sulmeve në hapësirën digjitale dhe theksoi se çdo shkelje mund të aktivizojë nenin 5 të Aleancës.
Rutte njoftoi ngritjen e një qendre të re të kibernetikës në Belgjikë dhe shtoi se vendet aleate po rrisin investimet, duke synuar shpenzime deri në 5 për qind për mbrojtjen.
Konferenca në Tiranë mbledh përfaqësues nga 32 vende anëtare të NATO-s, në një forum që synon forcimin e mbrojtjes kolektive ndaj kërcënimeve kibernetike.