30.10.2026
Politike

Rama në Samitin e Londrës: Shqipëria, zë aktiv për rajonin

Në Londër u mbajt dje Samiti vjetor i Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të drejtuar nga homologu britanik Keir Starmer, ku u diskutuan bashkëpunimi rajonal, siguria dhe rruga drejt anëtarësimit në BE.

Rama publikoi mëngjesin e sotëm foto nga takimet e zhvilluara, duke theksuar se “Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për rritjen ekonomike dhe integrimin evropian”.

Në kuadër të samitit, Rama mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga mbreti Charles III dhe kryeministri Starmer për liderët e rajonit, në Pallatin St. James.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, synon të afrojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përmes bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.