
Kuvendi mblidhet sot për të votuar kërkesën e deputetëve demokratë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin opozita e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe të shoqërohet me debate të ashpra, ndërsa mazhoranca socialiste, që zotëron 71 vota, ka paralajmëruar se do ta rrëzojë mocionin.
Më vonë, në orën 11:30, Kuvendi do të dëgjojë raportet vjetore të disa institucioneve, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit, AMA-n dhe RTSH-në.
Në rend dite janë edhe dy kërkesa të Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore — një për çështjen “McGonigal” dhe një tjetër për verifikimin e përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025.