
Në Bruksel, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, një hap vendimtar që shënon hapjen e grup-kapitullit të fundit në procesin e negociatave.
Takimi do të hapë negociatat për kapitujt që lidhen me burimet, bujqësinë dhe kohezionin – nga zhvillimi rural dhe siguria ushqimore, te peshkimi, politikat rajonale dhe rregullat financiare të BE-së. Ky është grupi i fundit i kapitujve që mbetet për t’u hapur dhe mbyll hapin e parë të procesit të pranimit.
Konferenca e sotme vjen pas gjashtë raundeve të mëparshme, që nga korriku 2022 e deri në shtatorin e këtij viti, të cilat hapën kapitujt mbi “Themeloret”, marrëdhëniet e jashtme, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë dhe Agjendën e Gjelbër.
Me këtë raund, Shqipëria hyn në fazën më të avancuar të integrimit, teksa të gjitha kapitujt e negociatave janë tashmë të hapur dhe vendi përgatitet për procesin e mbylljes së tyre.