
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot se Bashkimi Europian pret që vendet kandidate të kenë një sistem gjyqësor të pavarur, që garanton siguri ligjore dhe zbatim të vendimeve të gjykatave.
E pyetur për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, Kos tha se nuk komenton çështje konkrete, por vuri në dukje se pavarësia e gjyqësorit është një nga arritjet kryesore të Shqipërisë vitet e fundit.
Ajo përgëzoi progresin në luftën kundër korrupsionit dhe tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e qytetarëve e bizneseve kanë shënuar “zhvillime të paprecedent”. BE, shtoi Kos, kërkon që çdo vend kandidat të garantojë një sistem ku shkeljet adresohen nga gjykata dhe ku vendimet respektohen — gjë që, sipas saj, kryeministri ka konfirmuar se do të ndodhë.