
Më 4 dhjetor 1912, me propozimin e Isa Boletinit, u caktua dita e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Mehmet Pashë Dërralla, ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, punoi ngushtë me Ismail Qemalin dhe patriotë si Bajram Curri, Idriz Seferi e Haxhi Zeka për të organizuar Ushtrinë Kombëtare.
Edhe pse 69 vjeç, ai mori përsipër detyrën e vështirë të ngritjes së ushtrisë shqiptare. Me përvojën e tij të gjatë si oficer, krijoi Komandën e Përgjithshme dhe Shtabin Madhor, si dhe hartoi rregulloret bazë për organizimin e Ministrisë së Luftës dhe të Milicisë Shqiptare.
Mehmet Pashë Dërralla njihet sot si ministri i parë i Luftës i shtetit shqiptar. Në nder të tij, nga viti 1992, data 4 dhjetor është shpallur Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura.