
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj sot ndjekësve të tij në një konferencë të gjatë për shtyp, ku analizoi humbjen e zgjedhjeve të 11 majit. Ai e quajti procesin një farsë dhe theksoi se dorëheqja në këto kushte do t’i shërbente vetëm kryeministrit Rama.
Berisha tha se drejtuesit e PD-së mund të largohen vetëm me votën e demokratëve dhe jo nën presion politik. Ai paralajmëroi se protestat do të shtrihen në të gjithë vendin, duke nisur këtë javë me foltoret jashtë Tiranës.
Kreu i opozitës komentoi edhe takimin e disa kandidatëve të PD-së, duke theksuar se askush nuk është i përjashtuar nga partia.