
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë. Viktima, 43 vjeç, u gjet brenda një automjeti të parkuar në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ngriti pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërsa vijojnë kërkimet në zonë dhe në ambiente të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të vrasjes. Autorët mbeten ende në arrati.