29.10.2026
Politike

Ogerta Manasteriliu, vetëm drejtuese poltike pë Qarkun e Tiranës.

Në Tiranë ka nisur një debat politik pas pjesëmarrjes së Ogerta Manastirliut në një takim publik për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026. Takimi u zhvillua nga kryetarja e komanduar Anuela Ristani, në mungesë të Erion Veliajt, ndërsa Manastirliu ishte e pranishme në cilësinë e drejtuese politike të PS për Qarkun e Tiranës.

Komentet në media e rrjete sociale e interpretuan këtë si shenjë se ajo po vepronte si kryetare “de facto” e bashkisë. Por sipas burimeve pranë PS, kjo nuk qëndron dhe Manastirliu shihet si një politikane e matur, që nuk tenton të zëvendësojë funksione ligjore.

Prania e saj në takim konsiderohet mbështetje politike për panelin, ndërsa debati vlerësohet si shembull i mënyrës si shpesh keqinterpretohen ngjarjet në klimën politike të vendit, duke rritur edhe më shumë distancën e qytetarëve nga proceset elektorale.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.