30.10.2026
Sociale

SHBA dhuron pajisje të avancuara për sigurinë kibernetike në Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit, Kathryn Hammond, i dorëzoi Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e rrjeteve.

Sipas ambasadës, kjo është një tjetër hap në mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i jep Shqipërisë për forcimin e sigurisë kibernetike, një element thelbësor i mbrojtjes kombëtare në epokën digjitale. Pajisjet synojnë rritjen e kapaciteteve ndaj kërcënimeve kibernetike, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe rajonal dhe brenda NATO-s.

Ambasada theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.