29.10.2026
Politike

Balla ironizon protestën e PD: “Dasma po shkon si mos më keq”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi mbrëmë ndaj protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, duke e krahasuar me një “dasmë që po shkon si mos më keq”. Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se edhe pse tubimi u zhvillua në 8 Dhjetor, numri i pjesëmarrësve është zvogëluar nga protesta në protestë.

Balla ironizoi gjithashtu deklaratat e Sali Berishës për rolin e Gjeneratës Z, duke u shprehur me sarkazëm: “Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë”. Ai kujtoi edhe një shprehje të humoristit Besnik Çinari, duke thënë se pjesëmarrja “sa një dasmë në Shkodër” tregon gjendjen e PD-së.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.