29.10.2026
Politike

Rama shpërthen ndaj gjyqtarëve: “Po kërkojnë paga me vendim gjykate”

Kryeministri Edi Rama akuzoi dje Shoqatën e Gjyqtarëve se po kërkon rritje pagash përmes Gjykatës Kushtetuese, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin. Ai tha se magjistratët kërkojnë 1600 euro shtesë, ndërsa gjyqtarët e posaçëm deri në 3100 euro mbi pagën aktuale. Rama paralajmëroi se kjo përbën rrezik për balancën mes pushteteve dhe se vendimet e fundit të gjykatave cenojnë pavarësinë e ekzekutivit.

Shoqata e Gjyqtarëve reagoi ashpër, duke e akuzuar kryeministrin për presion politik ndaj drejtësisë dhe duke theksuar se pavarësia gjyqësore është gur themeli i shtetit të së drejtës.

Polemika vjen pas pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, çështje që Rama e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.