
Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi sot se zëvendësdrejtori për Europën Perëndimore në Departamentin e Shtetit, Lyn Debevoise, zhvilloi një vizitë zyrtare në SPAK.
Sipas ambasadës, vizita kishte për qëllim të riafirmonte mbështetjen amerikane për punën e kryeprokurorit Altin Dumani, veçanërisht në hetimin e rrjeteve kriminale që, siç u theksua, kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe pengojnë investimet amerikane në Shqipëri.
Uashingtoni vlerësoi bashkëpunimin e Dumanit si “standard” për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdojë me drejtuesin e ri të SPAK. Dumani e mbyll mandatin më 16 dhjetor, ndërsa në garë janë katër kandidatët: Braho, Musabelliu, Xholi dhe Gokaj.