
KLP pritet të votojë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pas një mandati trevjeçar të kryesuar nga Altin Dumani dhe ku SPAK goditi korrupsionin e nivelit të lartë dhe grupe të rrezikshme kriminale.
Në garë janë katër prokurorë aktualë të SPAK:
Adnan Xholi, drejtues i Seksionit të Krimit të Organizuar dhe hetues në disa çështje kyçe, përfshirë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dosjet e SkyECC.
Klodian Braho, shef i seksionit antikorrupsion, i njohur për hetimet e inceneratorëve, dosjen “5D” dhe çështjen “Toyota Auris”.
Elvin Gokaj, me hetime në çështje si “Buka” ndaj Arben Ahmetajt dhe tenderët abuzivë të Komisionit të Prokurimeve Publike.
Doloreza Musabelliu, pjesë e mega-dosjes “Plumbi i Artë” dhe hetimeve për ngjarje të rënda si masakra e Lushnjës.
Vendimi i KLP-së do të përcaktojë drejtimin e strukturës më të rëndësishme antikorrupsion në vend për tre vitet e ardhshme.