
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, pas kaosit në seancën e 18 dhjetorit. Sekretariati i Etikës do të shqyrtonte çështjen sot, por mbledhja u shty për të martën, pasi opozita kërkoi të njihej me provat që mbështesin kërkesën.
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Klevis Balliun dhe disa deputetë të tjerë, të akuzuar për dëmtim pajisjesh dhe përplasje me Gardën. Për Sali Berishën, Gazment Bardhin dhe Elda Hotin kërkohet përjashtim 30-ditor, për fyerje dhe pengim të seancës.
Për 19 deputetë të tjerë socialistët kërkojnë masa 10-ditore. Vendimi pritet të merret javën e ardhshme.