
Kryeministri Edi Rama dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima janë parë mbrëmjen e djeshme në një darkë private në një restorant pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Nuk ka informacion zyrtar mbi qëllimin e takimit apo temat e diskutuara. Megjithatë, prania e tyre së bashku ka tërhequr vëmendje për shkak të marrëdhënies së mëparshme politike mes dy figurave.
Rama dhe Kokëdhima kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë në vitet para zgjedhjeve të vitit 2013, kur Kokëdhima konsiderohej një nga figurat me ndikim në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste. Më pas, marrëdhëniet mes tyre u ftohën dhe bashkëpunimi politik u ndërpre.