29.10.2026
Politike

Berisha pranon mungesën e përfaqësimit të të rinjve dhe diasporës në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pranoi sot se të rinjtë dhe diaspora nuk janë përfaqësuar mjaftueshëm në forumet drejtuese të partisë.

Deklarata u bë gjatë një takimi të Departamentit “Brain Gain”, ku u prezantua edhe drejtuesi i ri i këtij departamenti, Ted Kopliku. Berisha tha se kjo është një mangësi që duhet korrigjuar sa më shpejt dhe se Partia Demokratike nuk u ka krijuar hapësirat e nevojshme brezave të rinj dhe profesionistëve nga diaspora.

Ai shtoi se rrethanat e brendshme të partisë kanë ndikuar në këtë situatë dhe se PD duhet të japë përgjigje konkrete për integrimin e të rinjve dhe të diasporës në strukturat dhe vendimmarrjen e saj.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.