30.10.2026
Sociale

Ambasadori holandez takon kreun e SPAK

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilloi sot një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.

Takimi u fokusua te mbështetja e Holandës për reformën në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.

Holanda është një nga vendet që ka mbështetur financiarisht dhe teknikisht reformën në drejtësi dhe konsiderohet një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.