
Fermerët në Greqi rikthehen sot në protesta, duke bllokuar akse kryesore rrugore pranë kufirit me Shqipërinë.
Policia Kufitare në Kakavijë njoftoi se, nga ora 12:30 e së mërkurës, aksi Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Bllokimi do të zgjasë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet greke. Protesta të ngjashme kanë shkaktuar më herët paralizim të qarkullimit në disa zona të Greqisë.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të përdorin rrugë alternative.