
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar të PS-së, në prag të nisjes së sezonit parlamentar 2026.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe do të fokusohet te koordinimi i prioriteteve politike dhe legjislative për muajt në vijim, përpara hapjes së punimeve të Kuvendit më 19 janar.
Një ditë më pas, Rama do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me kryetarët e bashkive.