
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, mblodhi mbrëmjen e djeshme mbështetës në Lezhë, ku përjashtoi krijimin e një partie të re dhe kërkoi ndryshim të lidershipit aktual të PD-së.
Salianji tha se statuti i partisë nuk parashikon përjashtime për mendim ndryshe, por përgjegjësi për humbje zgjedhjesh. Ai theksoi se beteja e tij është për ta bërë PD-në fituese dhe jo për ndarje të reja politike.
Ai kritikoi drejtimin aktual, duke thënë se opozita po shpenzon energji në përplasje të brendshme në vend që të përballet me qeverinë. Sipas tij, PD ka nevojë për ripërtëritje dhe bashkim të faktorëve opozitarë.
“PD është shtëpia ime politike dhe aty do të luftoj për ndryshim,” tha Salianji.