
Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi se Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian deri në vitin 2027.
Ajo tha se viti 2026 do të jetë vendimtar, pasi vendi synon të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave për një numër të konsiderueshëm kapitujsh, pas hapjes së negociatave për 33 kapituj gjatë vitit 2025.
Dhuka theksoi se procesi kërkon vullnet politik dhe kapacitete institucionale, me fokus kryesor shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, të cilat përbëjnë kushtin kyç për avancimin drejt anëtarësimit në BE.