29.10.2026
Politike

Rama në Izrael: takim me Netanyahu, fjalim historik në parlament

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Izrael më 25–27 janar, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Më 26 janar, Rama do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i ndjekur nga takim mes delegacioneve dhe deklaratë për shtyp.

Po atë ditë, Rama do të pritet me ceremoni shtetërore në Knesset dhe do të mbajë fjalim në një seancë plenare speciale, sipas një protokolli të rezervuar për pak liderë të huaj.

Më 27 janar, ai do të flasë në konferencën kundër antisemitizmit, në prani të presidentit izraelit Isaac Herzog.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.