
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të votuar ndryshimet në Kodin Penal që dekriminalizojnë shpifjen. Mazhoranca thotë se ligji mbron gazetarët profesionistë dhe përjashton abuzimet.
Në seancë priten edhe votime për ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me synim forcimin e Reformës në Drejtësi, si dhe miratimi i një akti normativ për buxhetin 2025.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu disa marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me Italinë dhe aderimin në traktate të reja ndërkombëtare.