
Kryeministri Edi Rama përfundon sot vizitën zyrtare tre-ditore në Izrael, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Rama ishte i ftuar nderi i kryeministrit izraelit dhe i Parlamentit të Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi vizitën historike për Shqipërinë.