
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë hodhi sot shortin për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu. Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008 për emërimin e prokurorit të posaçëm Olsi Dado dhe përfundimin e statusit të tij si magjistrat.